Tottenham Hotspur ka fituar me rezultat 3-1 përballë Bolton Wanderers për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës FA.
Takimi i 17 marsit në White Hart Lane u ndërpre në minutën e 41-të, pasi që lojtari i Boltonit, Fabrice Muamba, pësoi arrest kardiak, ndërsa dhjetë ditë më vonë Spursat dolën triumfues.
Ryan Nelsen (74’), Gareth Bale (77’) dhe Louis Saha (90’+3) shënuan për vendasit, ndërsa Kevin Davies (90’) e shënoi golin e nderit për mysafirët.
Nga ana tjetër, Evertoni ka fituar si mysafir i Sunderlandit me rezultat 2-0, për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale.
Në fazën e katër skuadrave të fundit, Tottenhami luan kundër Chelseat, ndërsa gjysmëfinalja tjetër do të jetë derbi lokal mes Liverpoolit dhe Evertonit