Kariera tragjike e Adrianos

e martë, 20 mars 2012
















Rreth 10 vjet më parë, një brazilian i ri me emrin,Adriano Leite Ribeiro, ishte bërë një emër gjithnjë e më i madh i vetes në futbollin evropian. 



I huazuar në Parma nga Interi, Adriano filloi të shënoi gol pas goli në fanellën e Parmës, për tu rikthyer përsëri në Inter për të dhënë akoma më shumë ndeshje dhe shfaqje të mrekullueshme. 


Tash në vitin 2012,
ai vetëm është liruar nga klubi vendlindjës së tij,Corinthias, dhe të gjitha vitet e shkëlqimit të ti humbën, 4 titujt e fituar në futbollin italian,poashtu edhe 27 golat e shënuara për kombëtarën Braziliane duket se kanë humbur pasi me 30 vitet e tij duket se ka vendosur për të lënë lojën magjike të futbollit



Çfarë shkoi keq me Adrianon?

















Në vitin 2004, babai i Adriano-s fatkeqësisht ndërroi jetë, dhe ndoshta kjo ishte gozhda kryesore në arkivolin e një ylli të talentuar Brazilian. Papritmas, 22 vjeçari u bë kreu i familjes, u largua nga më të dashurit e tij.Prej asaj kohe për Adrianon filluan problemet në karierën profesionale të tij,problemi kryesor ishte jeta e natës si dhe konsumimi i alkoolit e më vonë edhe mbipesha.





Kur Roma i ofroi atij një kontratë ku paga vjetore për të ishte rreth 5 milionë euro u mendua se,Adriano,përsëri do të rilind mirëpo ai u paraqit vetëm 5 herë në fanellën e Romakëve duke mos shënuar as nje gol te  vetëm në fanellën e shpresës së tij.

Gjithçka shkoi keq, gjatë shtatë muajve në kryeqytetin italian . Ai nuk mundi ti bëjë ball presionit jashtëzakonisht të madh dhe fatkeqësisht i’u desh që përsëri të kthehet në klubin e fëmijëris Corinthians .Pas 8 muajsh në Corinthians, ai prap filloi me shkelje të disiplinës dhe një mungesë të qartë të interesit për futbollin,kështu që klubi vendosi t’ia shkëpus kontratën para kohe. Tashmë ish yllit  të Interit si duket i ka mbetur që me 30 vitet e tij  më tepër ti përkushtohet jetës së natës dhe alkoolit.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum