Drogba i kënaqur me rezultatin

e mërkurë, 28 mars 2012

Didier Drogba, Foto: Getty Images
Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, mendon se goli i shënuar si mysafir kundër Benficas mund të rezultojë kyç për kualifikimin e ekipit të tij në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
 

Blutë fituan me rezultat 1-0 në udhëtim te klubi portugez që konsiderohet si avantazh i madh për ndeshjen kthyese që zhvillohet në Stamford Bridge.

“Është një rezultat i shkëlqyer. Gjëja më e rëndësishme është se kemi shënuar gol si mysafirë”.
“Mirëpo, ne kemi shumë respekt për Benfican. (Prandaj) do ta marrim me shumë seriozitet ndeshjen e kthimit”, ka deklaruar sulmuesi nga Bregu i Fildishtë për L'Equipe.

Nëse Chelsea kualifikohet tutje, atëherë do të luajë kundër Barcelonës ose Milanit për një vend në finalen e Munihut. 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum