Bayerni sfidon Realin në gjysmëfinale

e enjte, 29 mars 2012

Foto: Getty Images
Me rezultat prej 2-0, Bayern Munichu ka triumfuar në Stade Velodrome përballë Olympique de Marseille në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.


Pas një kundërsulmi të bavarezëve në fund të pjesës së parë (44’), Arjen Robben pasoi te Mario Gomez, i cili i kaloi mysafirët në avantazh.

Në gjysmën e dytë, Thomas Mueller dërgoi një top drejt Robben dhe holandezi shmangu mbrojtjen vendase për ta dyfishuar epërsinë (70’).

Edhe pse duhet të zhvillohen ndeshjet e kthimit, me një përqindje të lartë mund të themi se Bayern Munichu dhe Real Madridi do të jenë rivalë në njërën gjysmëfinale të garës më të madhe evropiane për klube

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum