Bayern Munich Nuk Di Te Ndalet

e shtunë, 17 mars 2012

Tri ndeshje, tri fitore, 20 gola të realizuar vetëm një i pranuar.
Ky është bilanci i super Bayern Munchen apo makineria e golave të bavarezëve të cilët po shkatërrojnë gjithçka para vetës.
Pas fitores 7:1 në kampionat ndaj Hoffeinheim dhe 7:0 në kuadër të Ligës së Kampionëve ndaj Baselit, tash Bayern shënoi fitore 0:6 ndaj skuadrës
kryeqytetase Hertha Berlin.
Arjen Robben e ka kthyer formën e mëparshme sepse edhe këtë herë shënoi hat-trik ndërsa golat tjerë i shënuan edhe Muller, Kroos dhe Gomez.
Bayern sërish është 5 pikë mbrapa liderit Borussia Dortmund, por nësë kështu vazhdon forma e bavarezëve atëherë vështirë do ta ketë Dortmundi ta ruajë pozitën e parë dhe ta mbrojë titullin e kampionit në Bundesliga.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum