
Villarreali e ka ndalur në një barazim me rezultat 1-1 Real Madridin në sfidën e zhvilluar të mërkurën mbrëma në El Madrigal, duke e bërë më interesante luftën për titull në La Liga.
Pjesa e parë ishte mjaft interesante, kryesisht e dominuar nga mysafirët të cilët ishin pranë golit, por nuk arritën të realizojnë
.
Në pjesën e dytë impenjimi u intensifikua nga ana e madrilenëve. Pas shumë rasteve, ishte një depërtim fantastik nga Ronaldo ai që i dha epërsinë Real Madridit në këtë takim (62’).
Në vazhdim Reali tenton të dyfishojë epërsinë, por edhe vija fatale pengoi Los Blancos.
Sidoqoftë, kjo aspak nuk i interesoi Marcos Sennas (83’), i cili në minutën e 83-të shënoi në mënyrë fantastike nga gjuajtja e lirë në portën e Iker Casillas, për rezultatin 1-1.
Në minutën e 85-të, Reali mbeti pa Sergio Ramosin, i cili mori kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje të ashpër, teksa nga ana tjetër Mesut Ozil pa kurrfarë arsye u përjashtua nga loja nga gjyqtari i takimit.
Reali pa dy lojtarë tentoi të shënonte, por nuk arriti të bënte asgjë, duke bërë që sfida të përfundojë me rezultat 1-1.
Vlen të përmendet se Marcos Ruben ka marrë dy kartona të verdhë në këtë takim në minutat 20 dhe 55, ndërsa arriti që pa problem ta përfundojë ndeshjen në fushë. Ky gabim skandaloz nga gjyqtari ka mundur të influencojë rezultatin e takimit.
Real Madridi tani ka 72 pikë në tabelë, vetëm gjashtë pikë më shumë se sa Barcelona në vendin e dytë. Lufta për titull po ashpërsohet, duke marrë parasysh se El Clasico kthyes i prillit zhvillohet në Camp Nou.