Zyrtare: United nënshkruan me Kagawa

e martë, 5 qershor 2012

Shinji Kagawa (Foto: Getty Images)
Manchester United ka konfirmuar se ka nënshkruar me sulmuesin e Borussia Dortmund, Shinji Kagawa.
 

“Manchester United është i ngazëllyer të zbulojë se ka arritur marrëveshje me Borussia Dortmund dhe Shinji Kagawa për transferimin e tij në klub”.

“Marrëveshja është vetëm subjekt i testeve mjekësore të lojtarit dhe sigurimit të lejes së punës britanike. Këto procedura pritet të kompletohen deri në fund të qershorit”.
Japonezi 23-vjeçar raportohet se i ka kushtuar klubit anglez 14 milionë funte

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum