Walcott: Jemi një familje

e shtunë, 16 qershor 2012

Anësori i Anglisë, njeriu që barazoi rezultatin me një gol fantastik ndaj Suedisë, Theo Walcott, ka deklaraur se bashkësia grupore ka bërë që Anglia ta fitojë sfidën ndaj Suedisë.“Unë nuk do të thosha se ndryshova ndeshjen. Është gjithmonë mirë të hysh në lojë nga pankina dhe të tregosh atë që mund të bësh. Sigurisht, unë kam qenë i zhgënjyer që nuk luajta, por unë kam stërvitur mirë”.

 “Është një skuadër kjo. Jemi një familje, ne të gjithë jemi të bashkuar dhe kjo është shumë mirë. Unë isha i mprehtë në stërvitje dhe kështu edhe në lojë. Duhet të jeni të mprehtë në këtë nivel, pasi është vështirë”, ka potencuar Walcott

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum