Vilanova: Nuk jam Guardiola

e premte, 15 qershor 2012

Tito Vilanova
Menaxheri i Barcelonës, Tito Vilanova, ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me gjigantin katlanas, pas largimit të Pep Guardiolës, me ç’rast ka kërkuar që të mos krahasohet me teknikun legjendar.
 

“I Falënderohem Guardiolës, mikut tim, ai ka qenë si vëlla për mua. Ka qenë privilegj të jem përkrah tij për pesë vjet”.

“Pas ndeshjes ndaj Chelseat, Guardiola më tha se dëshirontë marrë një pushim dhe se klubi do të ma ofronte postin e tij. Së pari isha i befasuar, pasi nuk kisha dëgjuar asgjë më parë. Klubi ma konfirmoi më pas ofertën. Mendova disa ditë a ta pranoj apo jo”.

“Askush nuk më ka folur për buxhetin prej vetëm 35 milionë eurosh për transferime dhe sa u përket sukseseve, unë nuk garantoj asgjë. Unë do të bëj punën time dhe nuk ka nevojë që të më krahasoni me Guardiolën”, ka deklaruar Tito

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum