Van Basten: Barca, më e mira në histori

e enjte, 14 qershor 2012


Lojtarët e Barcelonës duke festuar, Foto: Getty Images
Legjenda holandeze, Marco van Basten, beson se ekipi i Pep Guardiolës i katër viteve të fundit ka qenë superior për ekipin e Milanit të Arrigo Sacchit.


Rossonerët e viteve 80-90 ishin cilësuar si më të mirët në histori, ndërsa kështu nuk mendon Van Basten, i cili vet ishte pjesë e këtij ekipi legjenda.

“Është shumë e thjeshtë. Barca është ekipi më i mirë në histori të futbollit. Thjesht mbledhni ekipet më të mira në histori dhe krahasoni rezultatet. As ne nuk i kemi arritur këto rezultate”.

“Fuqia e tyre është se ata janë profesionistë. Ata jetojnë për futbollin, kjo është ajo që i motivon, e jo statusi i të qenurit fytyrë publike. Ruud Gullit ishte lojtar i madh, por edhe një yll. Xavi është lojtar i madh, por përpos kësaj, atij i pëlqen të jetë me familjen e tij. Lionel Messi dhe Andres Iniesta janë të njëjtë”.

“Ndoshta i vetmi që ka dëshirë të jetë në qendër të vëmendjes është Gerard Pique. Të gjithë të tjerëve u intereson vetëm futbolli. Ky është çelësi pse ata janë në një nivel aq të lartë për aq shumë vite”, ka deklaruar Van Basten për L’Equipe.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum