Sonte: Danimark - Portugali

e mërkurë, 13 qershor 2012


Sot do të luhen ndeshjet e dyta të grupit B në kuadër të Kampionatit Evropian, me ç`rast në Ljvov do të përballen Danimarka me Portugalinë.

Danezët hyn më të favorshëm në këtë lojë, pas sfidës fituese ndaj holandezëve në përballjen e parë të grupit, ndërsa portugezët u ndëshkuan nga gjermanët.

Trajneri danez, Morten Olsen do të nxjerrë 11 e njejtë dhe taktizimet e njëjta sikur me përballjen me holandezët.
Nga ana tjetër, trajneri portugez, Paolo Bento do të zëvendësojë qendërsulmuesin Postighna, ku në vend të tij do të aktivizohet Almeida, i cili vjen në lojë pas një lëndimi.

Danimarka (4-2-3-1): Andersen – Jakobsen, Kjer, Ager, Poulsen – Zimling, Kvist – Romedal, Eriksen, Kron-Deli – Bentner.
Portugalia (4-3-3): Rui Patrisio – Pereira, Pepe, Alveš, Koentrao – Meireles, Veloso, Mutinjo – Nani, Almeida, Ronaldo.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum