Ronaldo: Nuk dua gola, dua trofeun

e enjte, 14 qershor 2012

Cristiano Ronaldo thotë se ai do të pranonte të mos shënojë asnjë gol për gjithë pjesën e mbetur të Euro 2012, nëse Portugalia e fiton garën, pasi vendi i tij fitoi 3-2 ndaj Danimarkës.“Nëse nuk shënoj asnjë gol dhe Portugalia fiton në Euro, do ta pranoja këtë menjëherë”.

 “Po ndoshta kam demonstruar se jam i zemëruar në veten [pas shanseve të humbura]. Kam mundur të bëj më mirë me shanset që kisha, por më e rëndësishme është që ne ende jemi në garë. Tash duhet të fitojmë ndeshjen e radhës”.
 
“Kur ishim 2-0 në epërsi, menduam se ndeshja ishte praktikisht në duart tona. Ne duhej të shënonim golin e tretë për ta vrarë ndeshjen, por nuk arritëm ta bëjmë”.
 
“Ne kishim shumë vështirësi por në fund kishim fatin të cilin nuk e kishim kundër Gjermanisë dhe ishim në gjendje të fitojmë”, ka thënë Ronaldo. 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum