Rafael vazhdon kontratën me United

e shtunë, 16 qershor 2012

Rafael Da Silva, Foto: Getty Images
Mbrojtësi i djathtë i Manchester United, Rafael Da Silva, ka nënshkruar kontratë të re të vlefshme deri në vitin 2016, gjithnjë sipas agjentit të brazilianit.
 

Agjenti i mbrojtësit, Cassiano Pereira, ka bërë të ditur se klienti i tij ka rinovuar me klubin nga Old Trafford.

“Rafael është i lumtur që do të qëndrojë te United, që konsiderohet ndër klubet më të mëdha në botë. Të gjithë janë të kënaqur me rinovimin e tij”, ka potencuar Pereira.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum