Pse s’po i’a don Cristiano Ronaldos?

e enjte, 14 qershor 2012


Cristiano Ronaldos po i kthehet “virusi” që një kohë e mbante Lionel Messi. Ylli portugez asesi të tregojë veten në përfaqësuesen portugeze. Cristiano Ronaldo është kritikuar për performancën e dobët ndaj Danimarkës.

 Mediat portugeze e komentojnë në mënyra të ndryshme paraqitjen e dobët të Ronaldos.
Disa e arsyetojnë Ronaldon se nuk po e ka bashkëpunimin e duhur me lojtarët tjerë të kombëtares, ndërsa për disa tjerë Ronaldo nuk është një patriot i madh dhe kombëtarja për të nuk është si Real Madridi.

”Për Ronaldon ne sot do të ishim të pashpresë, fat që është Varela dhe të tjerët” shkruan një portal portugez.”Tugolo” akuzon Ronaldon se ai luan mirë vetëm aty ku ka shumë para, ndërsa raporton se populli portugez pret më shumë nga ai.

Ronaldo ndaj Danimarkës huqi 2 raste tejet të volitshme përball portierit kundërshtarë ndërsa Portugalia e siguroj fitoren në minutat e fundit me golin e shënuar nga zëvëndësuesi Varela.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum