Ozil: Danimarka do të mbrohet

e shtunë, 16 qershor 2012

Mesfushori i Gjermanisë, Mesut Ozil, pret që Danimarka të mbrohet në ndeshjen e fundit të Grupit B.Kjo deklaratë e Ozil  është e çuditshme, pasi Danimarka ka nevojë për fitore ndaj Gjermanisë nëse dëshiron kualifikimin.

“Do të jetë ndeshje e vështirë, por nëse luajmë me potencialinl tonë, mund t’i mposhtim. Holandezët dhe portugezët ia arritën të më nxjerrin jashtë funksionit, por do të përmirësohem në vijim të kampionatit. Portugalia ishte shumë defensive, ata janë mbrojtur me tetë dhe nëntë lojtarë, e kështu do të bëjë edhe Danimarka”.
 
“Kjo do të na vë në vështirësi, por ne kemi potencialin për të thyer çdo mbrojtje”, ka deklaruar Ozil. 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum