NBA: Thunder fitojnë ndeshjen e parë finale

e mërkurë, 13 qershor 2012

Kevin Durant (Foto: Getty Images)
Kevin Durant ka fituar rundin e parë të duelit shumë të pritur me LeBron James, duke udhëhequr Oklahoma City Thunder drejt fitores 105-94 ndaj Miami Heat në ndeshjen e parë të finaleve të NBA-së.
 

Kampioni i shënimeve të NBA-së realizoi 36 pikë për Thunder, 17 prej të cilave në çerekun e katërt, dhe ishte i saktë në 12 nga 20 tentimet nga loja e hapur, ndërsa kontribuoi edhe me tetë kërcime.

James, MVP i trefishtë, shënoi 30 pikë për Heat në 11 gjuajtje të sakta nga 24 tentimet, ndërsa kontribuoi me nëntë kërcime.
Beteja Durant-James po shihet si një matës për të përcaktuar lojtarin më të mirë të ligës, ndërsa që të dy janë duke kërkuar edhe trofeun e parë të kampionit.
Ndeshja e dytë do të zhvillohet të enjten po në Oklahoma City, para se seria të zhvendoset në Miami për dy ndeshjet e radhës.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum