Milito: Do te Pensionohem

e enjte, 14 qershor 2012

Gabriel Milito (Foto: Getty Images)
Ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Real Zaragozas, Gabriel Milito, ka zbuluar se i ka dhënë fund karrierës profesionale.
 

Mbrojtësi iu bashkua klubit Independiente vitin e kaluar pas po thuajse një dekade të kaluar në Spanjë me Zaragozan dhe Barcelonën.

“Nuk ndjehem mirë, as fizikisht as mentalisht. Kam menduar për këtë që nga fillimi i vitit. Nuk është një vendim i lehtë, pasi e dua atë që e bëj”, ka thënë 31-vjeçari, i cili ka bërë 42 paraqitje për Argjentinën.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum