Menezes i kënaqur me progresin e Brazilit

e premte, 1 qershor 2012


Mano Menezes (Foto: AP)
Përzgjedhësi i Brazilit, Mano Menezes, ka nënvizuar përparimin e skuadrës së tij pas fitore 4-1 në miqësoren ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 

Neymar, Thiago Silva, Marcelo dhe Alexandre Pato, që të katërt shënuan nga një gol, për t’i dhënë skuadrës fitoren e dytë radhazi, pasi ata shënuan fitore 3-1 edhe ditë më parë edhe kundër Danimarkës.

“Ne kishim disa momente të mira gjatë ndeshjes. Ne e dominuam shumicën e ndeshjes. Ne vuajtëm ca kur topi ishte afër golit tonë, pasi Shtetet e Bashkuara vendosin shumë lojtarë në zonë”.
“Ne duhet të zhvillohemi ca pas çdo ndeshje. Ne ishim më të mirë sot se kundër Danimarkës”, ka thënë Menezes.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum