Hargreaves të largohet nga kombëtarja

e premte, 15 qershor 2012

Owen Hargreaves, Foto: Getty Images
Mesfushori Owen Hargreaves ka pranuar se koha e tij të kombëtarja angleze ka kaluar.
 

31 vjeçari i cili një kohë ishte një prej shtyllave të kombëtares, por që në katër vitet e fundit ka pasur probleme me lëndime, ka bërë të ditur se ai seriozisht po mendon të largohet nga përfaqësuesja Tri Luane.

“Situata ime ka ndryshuar pak dhe vërtet është me rëndësi të jem realist. Unë kam qenë i privilegjuar që të kaloj momente të bukura me Anglinë dhe sigurisht të gjithë duan të vazhdojnë të jenë në kombëtare, por mendoj se tani është mundësia që gjeneratat e reja të provojnë suksesin. Ne duhet t’i integrojmë ata, prandaj koha ime ka mbaruar”, ka theksuar Hargreaves.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum