Guardiola: Barca nuk më kënaqi më

e shtunë, 2 qershor 2012

Pep Guardiola, Foto: Reuters
Ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka sqaruar arsyen pse ka vendosur të largohet nga Barcelona, duke thënë se ai nuk kënaqej më në ndeshjet e ekipit të tij.
 

“Nuk më kënaqnin më ndeshjet e Barcelonës në La Liga dhe Ligën e Kampionëve. Ishte shumë vështirë. Të jesh trajner i Barcelonës të kërkon shumë energji. Pas një kohe aq të gjatë, ju duhet të distanconi veten”.

“Unë nuk kam vendosur ende asgjë, të shoh se çfarë do të bëj. Ndoshta do të kthehem te Barca, ndoshta jo. Por, gjithmonë do ta mbaj në zemër Barcelonën dhe gjithmonë do të jem këtu pari”, është shprehur Guardiola.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum