Fuqia e Gjermanisë

e shtunë, 16 qershor 2012


Gjermania ka përforcuar statusin e favoritit për titullin e kampionit në Euro 2012 me nismën e mbarë në Grupin B. Por, skuadra e selektorit Joachim Low ka së paku tri arsye tjera për të besuar në triumf në vazhdim të garës. Mario Gomez, kualiteti dhe historia janë në anën e tyre.

Të përzgjedhurit e selektorit të Gjermanisë, Joachim Low, po vazhdojnë të shfaqin paraqitje kualitative. Ata mposhtën Portugalinë 1-0 dhe Holandën 2-1 në dy ndeshjet e para në kuadër të Grupit B në Euro 2012, duke marrë kryesimin dhe pozitën e volitshme për kualifikim të mëtutjeshëm.

Përveç skuadrës së kompletuar dhe lojës mbresëlënëse, Gjermania ka arsye të tjera që mund t’ia shtojnë besimin për të fituar titullin. Çka thotë historia? Gjermania ka fituar çdo ndeshje me karakter gare nga disfata në finalen e Kampionatit botëror 2010 nga Spanja.

Kurse nga viti 1980, dy herë ka fituar dy takimet e para në grup dhe në fund rrëmbeu titullin, përfshirë edicionin 1996 në Angli. Çka thonë rezultatet aktuale? Gjermania ka pranuar vetëm një gol dhe shënoi tri herë.

Më saktësisht, për secilin nga golat e realizuar u përkujdes sulmuesi në formë Mario Gomez dhe atë për vetëm 22 sekonda të kontaktit me topin. Për kualitetin e gjermanëve më mirë mund të shërbejnë fjalët e ekspertëve.

Steve McClaren, dikur trajner i Wolfsburgut, tani në drejtim të Twentes, ka bërë shaka në analizën e tij. “Pse është Gjermania kaq e mirë? Duhet të hulumtojmë. Kanë investuar shumë në gjeneratat e reja të motivuar nga dështimet në garat e kaluara. Tani vërehet një organizim më i mirë në ekip që luan shumë bukur, madje sikur Holanda. Duke e bërë këtë, ata shfrytëzojnë çdo fuqi që kanë”, deklaroi McClaren.

Pas fitoreve në dy ndeshjet e para kundër Portugalisë dhe Holandës, Gjermania në ndeshjen e fundit në kuadër të Grupit B takohet ne Danimarkën. Ajo është tri herë kampione e Evropës nga 1972, 1980 dhe 1996

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum