Eusebio: Portugalia ende nuk është kampione

e premte, 22 qershor 2012

Legjenda portugeze, Eusebio, ka aluduar se ai beson se Portugalia është në gjendje të fitojë Euro 2012, por duhet të ketë kujdes me euforinë pasi ende nuk është bërë kampione.

“Unë jam i lumtur falë këtyre lojtarëve, të cilët luajnë shumë mirë. Ata ishin persekutuar nga mediat, por tani jemi në gjysmëfinale”.

“Më duhet të falënderoj lojtarët dhe stafin teknik, sepse e di se si po ndihen ata. Pas ndeshjes, e përqafova Luis Figon dhe sytë përshkuan fytyrën time. Ne ende nuk jemi kampionë, por ku i dihet? Kanë mbetur vetëm edhe dy ndeshje”, ka potencuar Eusebio.

Portugalia pret të mërkurën e ardhshme në gjysmëfinale fituesin e duelit çerekfinal Francë-Spanjë.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum