Barca transferon gjashtë vjeçarin

e shtunë, 16 qershor 2012

Lojtarët e Barcelonës duke festuar, Foto: AP
Barcelona ka siguruar shërbimet e talentit brazilian, gjashtëvjeçarit Artur Miani.
 

Miani ka arritur të impresionojë në provat e tij te Barcelona, pasi motra e tij e anëtarësoi në faqen zyrtare të klubit katalanas në internet.

Më pas ai mori një letër nga Barca të premtën ku i konfirmohet se ka kaluar me sukses testet dhe se mund t’i bashkohet klubit në shtator.

“Kjo është krenari e madhe. Ai ka luajtur me fëmijë që s’i ka parë kurrë në jetën e tij. Ai madje ka arritur t’ia dalë përkundër udhëtimit të gjatë. Jam shumë i lumtur. Djali im është pranuar te klubi më i madh në botë.

 Ai është gjashtë vjeç, nuk mund të qëndrojë vet, por sigurisht e ëma do të jetë me të pasi unë s’mund të largohem nga Brazili”, ka potencuar babai i Artur përGloboesporte

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum