Allegri nuk do të lejojë shitjen e yjeve

e martë, 5 qershor 2012

Massimiliano Allegri (Foto: Getty Images)
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, thotë se emrat e mëdhenj të skuadrës nuk do të shiten gjatë kësaj vere.
 

Zlatan Ibrahimovic, Alexandre Pato dhe Thiago Silva, që të gjithë janë lidhur me largim nga San Siro ditëve të fundit.
“Kam dëgjuar dhe lexuar shumë gjëra, por ky klub nuk dëshiron të shesë askënd. Jam i sigurt se në gusht klubi do të ma dorëzojë ekipin e plotë – një që është edhe më konkurrues se që ky tash”.

“Do të shohim çfarë do të ndodhë dhe diçka e papritur mund të ndodhë në aspekt të lojtarëve të cilët vijnë...”, ka thënë Allegri. 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum