Advocaat: Grekët, mjeshtrit e zhagitjes

e diel, 17 qershor 2012

Përzgjedhësi i Rusisë, i cili do të drejtojë nga sezoni i ri PSV-në, Dick Advocaat, ka deklaruar se ekipi i tij ishte i pa fat që u eliminua nga Euro 2012, duke i komplimentuar grekët si mjeshtër të zhagitjes.“Ne mund të shikojmë në gjithçka shumë negativisht, por ne luajtëm mirë ndaj Çekisë dhe Polonisë, ne luajtëm mirë edhe sot. Ne totalisht deklasuam Greqinë. Ne e dhuruam golin e parë dhe nuk u rikuperuam nga kjo goditje. Ata janë mjeshtrit e zhagitjes së një ndeshje”.

 “Nuk jam aq i interesuar për atë që të tjerët thonë për mua. Stafi im punoi shumë dhe ne ishim të pa moshtur 16 ndeshje. Ne ishim pa fat. Ne është dashur të fitojmë, por ky është futbolli kështu që komplimente Greqisë”, ka potencuar Advocaat.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum