Zamparini: Milani, klub i varfër

e enjte, 31 maj 2012

Maurizio Zamparini, Foto: Getty Images
Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, ka tallur Milanin për gjasat e transferimit të Federico Balzarettit, pasi pohon se klubi Rossoner nuk ka para as për bukën e mëngjesit.
 

Është besuar se nënkampioni i Italisë është pranë që të transferojë Balzarettin për shkak të problemeve në krahun e majtë, por vetëm një javë pasi Ibrahimovic tha se Milani s’ka të holla, kështu mendon edhe Zamparini.

“Ata kanë nevojë për të holla për të blerë Balzarettin. Por, Milani nuk mund të blejë as buk për mëngjes, kështu që kë do ta blejnë? Balzaretti kurrë nuk do të jetë Rossoner”, është shprehur Zamparini.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum