Interi i uritur për fitore

e martë, 29 maj 2012

Esteban Cambiasso, Foto: Getty Images
Mesfushori argjentinas, Esteban Cambiasso, ka reaguar ndaj fjalëve se Interi nuk është më fuqi në futbollin italian dhe evropian, dhe se cikli i triumfeve të këtij klubi ka përfunduar.
 

Zikaltrit zunë vendin e gjashtë në Serie A në sezonin 2011/2012, ndërsa u përjashtuan nga Liga e Kampionëve në 1/8 e finales nga Marseille.

“Kur nuk fiton atëherë vuan, sepse ne jemi mësuar që gjithmonë të fitonim trofe”.
“Ndërrimi i trajnerëve ka pasur një ndikim të dukshëm në këtë sezon të keq. Jemi akuzuar për mungesë urie apo dëshire për të fituar, por nuk është ashtu. Akoma e kemi dëshirën për të fituar”, ka thënë Cambiasso për La Gazzetta dello Sport

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum