Hamann: Drogba ta fitojë finalen

e premte, 18 maj 2012

Didier Drogba, Foto: Getty Images
Ish-mesfushori i Bayernit të Munichut, Dietmar Hamann, ka thënë se Didier Drogba do ta inspirojë Chelsean drejt fitores të shtunën në finalen e Ligës së Kampionëve. 

“Për Chelsean mendoj se njeriu kryesor do të jetë Drogba. Nëse është dita e tij, atëherë ai do të jetë i pa ndalshëm”.

“Ai është vërtet lojtar fenomenal dhe mënyra se si ai e udhëheq sulmin është e jashtëzakonshme. Nëse ai ka ditë të mirë të shtunën, atëherë ai do të ketë mundësi të mirë për të fituar. Ai ishte i jashtëzakonshëm ndaj Barcelonës dhe ndaj Liverpoolit në FA Cup, ndërsa Bayerni duhet të ketë kujdes nga ai, pasi ai është aq i fuqishëm”, ka potencuar Hamann.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum