Guardiolas nuk i intereson Liverpooli

e premte, 18 maj 2012

Pep Guardiola, Foto: AP
Ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, nuk është i interesuar që të drejtojë Liverpoolin dhe sipas mediave angleze, favorit aboslut për të marrë në dorë The Reds është menaxheri i Wiganit, Roberto Martinez.
 

Goal zbulon se Guardiola ka refuzuar çdo telefonatë të krerëve të Liverpoolit, ndërsa pasi e refuzoi Liverpoolin edhe menaxheri i Sëanseas, Brendan Rodgers, është menaxheri i Wiganit, Roberto Martinez, ai që do të udhëtojë në Boston për të biseduar me zyrtarë të lartë të Liverpoolit.

Emra të tjerë që janë lakuar me pankinën e menaxherit në Anfield janë Jurgen Klopp, Fabio Capello dhe Didier Deschamps.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum