Giovinco ka marrë ofertë nga Barca

e hënë, 21 maj 2012

Sebastian Giovinco, Foto: Getty Images
Sulmues i Parmës, Sebastian Giovinco, ka marrë një ofertë nga Barcelona – ka bërë të ditur agjenti i tij, Andrea D’Amico.
 

Italiani, i cili është në bashkëpronësi të Juventusit, pritet të largohet nga Ennio Tardini gjatë verës, ndërsa përfaqësuesi i tij ka thënë se Barca është një nga shumë klubet e interesuara për shërbimet e 25-vjeçarit.


“Ai do të shkojë te një klub që do ta bëjë të ndjehet i rëndësishëm dhe ku do ta ketë mundësinë që të tregojë kualitetet e tij. Ai ka pranuar shumë oferta, nga Italia dhe jashtë vendit, duke përfshirë edhe një ofertë më të re nga Barcelona”, ka thënë D’Amico përRadio Mana Mana.
Megjithatë, agjenti ka sqaruar se klienti i tij do të vendosë për të ardhmen pas Kampionatit Evropian. 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum