Edhe Buffon manipuloi ndeshjet?

e enjte, 31 maj 2012

Gianluigi Buffon, Foto: Getty Images
Elita e policisë italiaine, Guarda di Finanza, ka zbuluar se është duke hetuar pagesat e bëra nga portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ndaj një shoqërie të basteve.
 

Sipas një dokumenti të publikuar së fundmi, portieri i Juventusit ka nënshkruar 14 çeqe te një shitës i duhanit nga Parma, i cili ka dhe një bastore, ndodhi kjo përgjatë nëntë muajve. Raporti pohon se Buffon ka paguar rreth 1.5 milionë euro te ky person.

Përderisa vënia e basteve nga lojtarët është legale, Buffon, si anëtar i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), është i ndaluar që të vë baste në ndonjë prej ndeshjeve të organizuara nga FIGC, FIFA ose UEFA.

Ende nuk dihet nëse Buffon vërtet këto të holla i ka shfrytëzuar për vënie bastesh në ndeshjet e futbollit apo në sporte tjera, gjë që i lejohet të bëjë. Avokati i yllit të Italisë ka thënë se çeqet ishin bërë për të mbrojtur asetet personale të lojtarit.
Kontrollimet e fundit nga Guardia di Finanza, që janë udhëhequr nga një prokuror nga Torino, nuk lidhen me hetimet që po bëhen në Cremona mbi skandalin e ri të manipulitmit të ndeshjeve Scomessopoli.

Lajmi i përfshirjes së Buffonit në këtë skandal vjen pak kohë pasi vet portieri italian kritikoi mediat për ekzagjerimet e bëra për skandalin Scomessopoli.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum