Balotelli: Është vështirë të jesh gjeni si unë

e mërkurë, 30 maj 2012

Mario Balotelli (Foto: Getty Images)
Sulmuesi i Manchester Cityt, Mario Balotelli, ka deklarua se ai është “gjeni”.
 

“Unë? Po mendoj se jam gjeni. Nuk mendoj se jam një rebel. Unë e kam jetën time, botën time, sillem si dua, pa ia shkelur këmbën askujt”.

“Thuhet se gjenitë keqkuptohen. Andaj mbase gjenitë janë aq të ndryshëm sa njerëzit nuk e kuptojnë. Talenti që Zoti më ka thënë është gjë e bukur, madhështore, por është vështirë ta kesh këtë”.
“Kjo është kështu sepse ju gjithmonë konfrontoheni me njerëzit e tjerë të cilët janë të ngutshëm për t’ju gjykuar. Nuk është e lehtë”, ka thënë Balotelli

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum