Ancelotti dëshiron tre lojtarë

e hënë, 21 maj 2012

Gonzalo Higuain dhe Kaka, Foto: Getty Images
Trajneri i Paris Saint-Germain, Carlo Ancelotti, planifikon të transferojë tre lojtarë gjatë afatit kalimtar veror.
 

PSG dështoi ta fitonte titullin e Francës duke mbetur tri pikë prapa kampionit Montpellier, ndërsa strategu italian kërkon përforcime në mënyrë që në sezonin e ardhshëm të garojë edhe në Ligën e Kampionëve.

Dyshja e Real Madridit, Kaka dhe Gonzalo Higuain, sulmuesi i Anzhi Makhachkala, Samuel Eto'o, sulmuesi i Napolit, 
Ezequiel Lavezzi dhe më herët sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato – janë emrat të cilët janë lidhur me klubin francez.
“Ende kemi kohë për të gjetur zgjidhjen e duhur. Në mënyrë ideale, do të na duheshin tre lojtarë: një mbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues”.

“Dua të transferoj lojtarë me përvojë ndërkombëtare dhe me personalitet. Emrat nuk kanë rëndësi, por na duhen lojtarë që përshtaten në skuadër, teknikisht dhe taktikisht”, u ka thënë Ancelotti gazetarëve.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum