
Derbin e kësaj jave të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll e fitoi Vëllaznimi, i cili në fushën e vet mposhti Lirinë e Prizrenit me rezultatin 2:1.
me këtë fitore skuadra gjakovare u ngjit në kreun e tabelës me dy pikë më shumë se Prishtina, e cila mund të ringjitet në krye nëse të dielën arkëton tri pikë të reja në dual me Drenicën.
Për skuadrën gjakovare të dy golat (njërin nga penalltia) i shënoi Atdhe, kurse për ekipin prizrenas golashënues ishte Tafili.