Një tjetër tragjedi ka ndodhur në lojën e futbollit, këtë herë në Itali gjatë ndeshjes Pescara – Livorno, ndërsa arsyeja e vdekjës është e njëtë, sulmi kardiak.
Anëtari i Livornos, Piermario Morosini, ka vdekur në spitalin Santo Spirito në Pescara pasi sulmi në zemër ishte shumë i fuqishëm. Mjekët dhe ambulanca ishin shumë të shpejtë dhe u munduan ti japin ndihmën e parë lojtarit, e dërguan menjëherë në spital por 25 vjeçari nuk e mori më vetën.
Raste të tilla në lojën e futbollit po ndodhin shumë shpesh në mbarë botën dhe dikush duhet të jep një shpjegim pse po ndodhin gjithë këto tragjedi në futboll.
