Ribery: Nuk mund ta mposhti Realin i vetëm

e martë, 24 prill 2012

Franck Ribery (Foto: AP)
Franck Ribery ka pranuar se ai është në një formë të shkëlqyeshme për momentin, por ka pranuar se ai ka nevojë për ndihmën e bashkëlojtarëve të tij të Bayern Munichut për të eliminuar Real Madridin në Ligën e Kampionëve.
 

“Do të jetë ndeshja më e rëndësishme në karrierën time te Bayerni. Unë jam në një formë të shkëlqyeshme për momentin. Megjithatë, nuk mund ta eliminoj Madridin i vetën. Kjo do të jetë një përpjekje e shkëlqyeshme ekipore”.

“Ne mund të arrijmë diçka të madhe nëse arrijmë të luajmë në të njëjtin nivel me të cilin luajtëm në ndeshjen e parë”.
“Megjithatë, ne e dimë se do të jetë vështirë. Madridi ka treguar se ata janë një skuadër e shkëlqyeshme. Unë isha i impresionuar me paraqitjen e tyre kundër Barcelonës”, ka thënë Ribery për L'Equipe 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum