Rami: Vështirë kundër Atleticos

e premte, 6 prill 2012

Adil Rami (Foto: Getty Images)
Mbrojtësi i Valencias, Adil Rami, ka thënë se skuadra e tij do të ketë një sfidë të vështirë përballë Atletico Madrid në gjysmëfinalen e Europa League.
 

Rami shënoi dy gola derisa skuadra spanjolle demoloi holandezët e AZ Alkmaar me rezultat 4-0 në shtëpi (5-2 nga të dyja ndeshjet) për të arritur në katërshen e fundit të garës evropiane.

“Sfida kundër Atletico Madrid do të jetë shumë e vështirë. Ne do të luajmë kundër një skuadre shumë të mirë dhe po ashtu kundër një prej sulmuesve më të mirë në botë [Falcao], së bashku me Benzema”.

“Do të jetë një punë e patjetërsueshme dhe ne do të japim një mund të madh dhe do të shohim se ku qëndron fati ynë”, ka thënë Rami

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum