Neuer: E dija ku do të gjuajë Ronaldo

e shtunë, 28 prill 2012

Manuel Neuer, Foto: Getty Images
Portieri i Bayernit të Munichut, Manuel Neuer, ka zbuluar se ai e ka studiuar mënyrën e goditjes së penaltive nga ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, duke thënë se kjo i ka ndihmuar që ai ta presë penaltinë e futbollistit më të kompletuar në botë në gjysmëfinalen e madhe të zhvilluar në Bernabeu.


“Unë gjithmonë përgatitem për situata të tilla. Trajneri jonë i portierëve, Toni Tapalovic, më tregoi në laptopin e tij para ndeshjes se si Ronaldo i merr penaltitë e tij”.

“Unë mësova se Ronaldo preferon të gjuajë topin në këndin e poshtëm të anës së majtë të portës. Gjatë gjuajtjes së penaltive, e kam ditur se ai do të kërkojë anën e tij të preferuar”, është shprehur Neuer për Bild

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum