Mavraj afër kalimit në Bundesliga 1

e shtunë, 7 prill 2012


Mbrojtësi kosovar, Mërgim Mavraj, ka luajtur gjatë tërë ndeshjes në fitoren e skuadrës së tij, Greuther Furth kundër Cottbusit me shifrat 3:0. Kjo ndeshje u zhvillua të enjten mbrëma dhe i ka takuar xhiros së 29-të në Bundesliga 2 të Gjermanisë. 

Greuther Furthi është lider i klasifikimit me 63 pikë të tubuara. Në Bundesliga 2 kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në fund të edicionit. Mavraj 25-vjeçar për Greuther Furthin këtë edicion ka shënuar dy gola në 26 paraqitje. Ai është lider i mbrojtjes në këtë skuadër. 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum