Mancini: Duam të jemi më të mirët e Manchesterit

e hënë, 30 prill 2012

Roberto Mancini (Foto: Getty Images)
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, thotë se kushdo që e fiton Ligën Premier këtë sezon mund ta marrë edhe epitetin e skuadrës numër një në qytetin e Manchesterit.
 

City sonte pret United në Etihad Stadium duke e ndjekur kampionin në fuqi me tre pikë disavantazh, por që një fitore do ta kthente skuadrën e Mancinit në maje të tabelës.

“Nëse e fitoni titullin, nuk mund të ketë debat se kush është skuadra numër një në Manchester, së paku për këtë vit. Por United ka një histori fantastike dhe është e mundshme të ndryshohet kjo”.

“Caku jonë duhet të jetë të arrijmë sukseset e United, Barcelonës dhe Real Madridit. Mendoj se tash ne jemi duke u ndërtuar për të fituar shumë trofe në të ardhmen. Njerëzit thonë se do të jetë lehtë nëse rivalët tanë nuk do të ishin nga i njëjti qytet, por nuk pajtohem”.

“Mendoj se është mirë të fitosh titullin kundër fqinjëve tu, se sa ndaj një ekipi prej një pjese tjetër të vendit. E kam pasur këtë në Milan me Interin. Është më e kënaqshme të mposhtësh një rival lokal dhe është e rëndësishme për Manchesterin të ketë dy skuadra të mëdha”, ka thënë Mancini.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum