Liria gjobitet me 800, Keqi me 300 euro

e shtunë, 7 prill 2012

 Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka dënuar me 800 euro skuadrën e Lirisë së Prizrenit. KD-ja vendimin për të gjobitur klubin prizrenas e ka arsyetuar me lëshimet në organizim të  ndeshjes së xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës ndërmjet Lirisë dhe Trepçës '89 të zhvilluar në Prizren.


Në atë ndeshje një lojtar i ekipit mitrovicas ishte goditur me shishe në kokë. Ndërkohë KD-ja ne mbledhjen e mbajtur të premten me dy ndeshje moslojë e ka dënuar mbrojtësin e Trepçës, Fetah Ibrahimin. Ibrahimi është dënuar për shkak të ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjen derbi të zhvilluar të enjten ndërmjet ekipeve nga Mitrovica, Trepçës '89 e Trepçës. 

Trajneri i Hajvalisë, Synaj Keqi, për shkak të tentim sulmit në arbitrin kryesor të ndeshjes Hajvalia - Kosova (V) e zhvilluar në fundjavën e shkuar, është gjobitur me 300 euro. Zyrtari i klubit Hajvalia, Burim Vrajolli, është suspenduar për tre muaj për shkak të sjelljeve josportive. Hajvalia garon në Ligën e Parë. Lojtari i Vitisë, Ridvan Emini për shkak të ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjen 2 Korriku - Vitia është dënuar me tri ndeshje moslojë, derisa Kujtim Sopa i 2 Korrikut me dy ndeshje. 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum