Juventus kërkon shërbimet e holandezit Robin Van Persie, për edicionine ardhshëm të Ligës së Kampionëve. “Daily Mirror” ra portuar se agjenti i Van Periset ka pasur kontakte me dirigjentët e Juventus më saktësisht me Fabio Paratici, i cili ka biseduar gjatë për lojtarin e Arsenalit të cilit i skadon kontrata në vitin 2013.
Për Van Persie Juventusi i ka të gatshme 25 milionë funte (rreth 30.5 milionë euro) dhe kontratë 4 vjeçare me nga 5 milionë funte në vit.
Për 28 vjeçarin janë të interesuara edhe Real Madrid, Barcelona, Milan, Psg dhe Man City, por sipas mediave britanike Van Perise do të largohet nga Premier League.