Drogba: Të gjithë duan të jenë në vend të Chelseat

e mërkurë, 25 prill 2012

Didier Drogba, Foto: Getty Images
Chelsea është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve duke e eliminuar Barcelonën, ndërsa Didier Drogba ka thënë se të gjithë do të donin që të jenë në pozitën e Bluve aktualisht.
 

“Të gjithë thonë se kemi pasur një sezon të vështirë, mirëpo ne jemi në finale të Kupës FA dhe në finale të Ligës së Kampionëve, dhe mendoj se të gjithë do të donin të ishin në situatën tonë në dy finale mjaft të mëdha”.

“Jemi të lumtur që u kualifikuam, por i mbajmë këmbët në tokë, sepse disa nga lojtarët tanë më të mirë nuk do të jenë atje për finalen – prandaj finalja do të jetë e vështirë, megjithatë ne do të përpiqemi të arrijmë sukses për ata (që mungojnë)”.

“Mendoj se do të jetë një nga mbrëmjet e mia më të mira në karrierë. Shpresoj të përjetoj edhe më shumë”, ka thënë sulmuesi nga Bregu i Fildishtë

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum