Conte: Mirë që u kthyem në krye

e diel, 8 prill 2012

Antonio Conte, Foto: Getty Images
Bosi i Juventusit, Antonio Conte, është shprehur i ngazëllyer me fitoren ndaj Palermos dhe rikthimin e pozitës së parë në Serie A.
 

“Unë gjithmonë preferoj të jem i pari, sepse gjithçka më pas varet nga unë. Ne bëmë mirë që përfituam nga dy rrëshqitjet e fundit të Milanit. Kanë mbetur edhe shtatë javë dhe ne kemi një kalendar më të keq, por kemi besim”.

“Ne kërkuam që ta kemi primatin në këtë biçikletë dhe gjithçka varet nga ne. Hierarkia ka ndryshuar me këtë rezultat, por ne mbesim të përkushtuar e të përqëndruar që të përfundojmë në fund para një superfuqie si Milani”, ka thënë Conte.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum