Berlusconi të largojë Allegrin dhe gjysmën e ekipit

e premte, 27 prill 2012

Silvio Berlusconi, Foto: Getty Images
Pronari i Milanit, Silvio Berlusconi, është duke planifikuar një spastrim total te klubi Rossoner në fund të sezonit, i cili do të ketë për pasojë shkarkimin e Massimiliano Allegrit dhe largimin e gjysmës së lojtarëve të ekipit aktual.




Ish-kryeministri i Italisë është nervoz që Rossonerët do ta mbarojnë sezonin pa asnjë trofe të fituar, ndërsa Allegri i cili është në rrezik të madh ta humbë punën e tij, nuk do ta gjejë shpëtimin, pasi do të preket i pari nga sëpata e Berlusconit.

Pos tjerash, Berlusconi mendon që të largojë gjysmën e lojtarëve të ekipit aktual ëpr të sjellë shtatë-tetë lojtarë të rinj tejet kualitativ.

Këtu nuk mbaron spastrimi, pasi edhe njeriu që përgjigjet për formën fizike të lojtarëve, Daniele Tognaccini, mund ta shohë veten në shtëpi, kjo për shkak të lëndimeve të shumta që kanë përcjellur ekipin Rossoner gjatë gjithë sezonit.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum