Berisha i ngazëllyer me titullin e kampionit të Australisë

e hënë, 23 prill 2012

Besart Berisha (Foto: Getty  Images)
Besart Berisha është i ngazëllyer që është shpallur kampion i Australisë me skuadrën e tij Brisbane Roar, e në veçanti që ishin pikërisht dy golat e tij ato që i dhanë skuadrës së tij fitoren 2-1 ndaj rivalit, Perth Glory, në finalen e play-offit.


“Të festoj me djelmoshat, të festoj me 50 mijë fansa... është mrekulli. Jam shumë i lumtur për këtë”.

“Nuk ka për mua ndonjë ditë tjetër më të mirë. Ky është momenti më i mirë në karrierën time. Unë kam shënuar dy gola në finale – kjo nuk është normale”, ka thënë Berisha për mediat australiane.

Berisha fillimisht shënoi për të barazuar rezultatin me gjashtë minuta të mbetura, ndërsa në minutat shtesë fitoi një penalti të dyshimtë, të cilën e shndërroi në gol.
“Po, sigurisht ishte penalti. Ai më preku mua, unë e humba ekuilibrin dhe u rrëzova. Kjo do të thotë se ishte penalti”, ka thënë kosovari

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum