Alves u kërkon falje tifozëve të Barcës

e mërkurë, 25 prill 2012

Daniel Alves (Foto: Getty Images)
Daniel Alves u ka kërkuar falje tifozëve të Barcelonës pas eliminimit të mbrëmshëm nga Liga e Kampionëve.
 

Blaugranët barazuan 2-2 në Camp Nou ndaj Chelseat, por u eliminuan me rezultat të përgjithshëm 3-2, për shkak të disfatës 1-0 në ndeshjen e parë në Stamford Bridge.

“Do të doja të falënderoj të gjithë tifozët për mbështetjen tuaj dhe, në të njëjtën kohë, tu kërkoj falje për atë që ndodhi. Ne ishim ca të lodhur, por nuk duhej të ndodhte kështu”, ka thënë braziliani. 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum