Allegri: Vendimtar goli i anuluar i Muntarit

e enjte, 26 prill 2012

Massimiliano Allegri, Foto: Getty Images
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, është shprehur se goli i anuluar i Muntarit pa të drejtë në duelin derbi ndaj Juventusit të zhvilluar në San Siro është vendimtar në luftën për titull në Serie A.
 

“Unë besoj se gjyqtarët kanë qenë shumë të mirë këtë sezon. Është vetëm një incident që ka prekur luftën për titull dhe ai është goli i anuluar i Muntarit”.

“Nëse Juventusi e fiton titullin për tri pikë, ashtu sikurse është tani, atëherë ky incident i vetëm është treguar vendimtar”, ka potencuar Allegri para sfidës ndaj Sienës në udhëtim.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum