Allegri: Gara për titull është e hapur

e shtunë, 7 prill 2012

Massimiliano Allegri, Foto: Getty Images
Përkundër humbjes së pozitës së parë në tabelën e Serie A, trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka thënë se gara për titull është e hapur.
 

Rossonerët kanë humbur primatin, pasi u mposhtën nga Fiorentina, ndërsa nga ana tjetër Juventusi e mposhti Palermon.

“Duhet ta pranojmë këtë rezultat, duke pasur parasysh se ka edhe shumë ndeshje për t’u zhvilluar dhe gjithçka është e hapur”, ka deklaruar Allegri

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum