Një prej agjentëve kryesorë të futbollistëve në Itali, Antonio Caliendo, mendon se sulmuesi i Chelseat, Fernando Torres, do të ishte transferim ideal për Juventusin.
Bianconerët është raportuar se janë duke e shqyrtuar mundësinë e transferimit të spanjollit në formë huazimi njëvjeçar me mundësinë e blerjes, ndërsa Caliendo ndjen se Torres do të ishte fantastik për Zonjën e Vjetër.
“Juventusi ka ide të qartë për tregun e transferimit. Torres mund të jetë ai lojtari i madh që ata po kërkojnë. Emri i tij i madh do të mund të ishte i përshtatshëm për Conten. Ai ka të gjitha karakteristikat për të luajtur te Juventusi”, ka theksuar Caliendo.